blog-post

Postuar më: 03-07-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i gjashtë- Veprat penale kundër pasurisë

Më 03 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: vjedhja, vjedhja e shërbimeve, e rëna, dhe vjedhja grabitqare, shpërdorimi i pasurisë së huaj, marrja në posedim e pasurisë së luajtshme dhe uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.

Shpërndaje :