Nën moduli: Krimi kibernetik sesioni i tretë: Pajisjet Dixhitale
Më 04 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Krimi kibernetik”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: historia dhe internetit, rrjeti mbarë botëror (WWW), krimi kibernetik si vepër penale – legjislacioni i brendshëm, procedura e ndjekjes, bashkëpunimi ndërkombëtarë dhe pika e kontaktit
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 04-09-2023