blog-post

Postuar më: 10-10-2023

Nën moduli: Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sesioni i katërt: Ekipet njësitet e përbashkëta hetimore

Më 10 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shfrytëzimi i mjeteve për përcjellje të vendndodhjes, vëzhgimi ndërkufitar, simulimi i veprës së korrupsionit dhe objektivat e vëzhgimit të fshehtë fotografik ose me video do të ndryshojnë nga rasti në rast, por më shpesh përdoren për një apo më shumë nga arsyet e mëposhtme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :