Nën moduli: Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sesioni i pestë: Zgjatja e urdhrit për masat e veçanta hetimore
Më 16 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: materialet e siguruara me masa të veçanta hetimore dhe Dërgimi i kontrolluar i dërgesave postare
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
Postuar më: 16-10-2023