Nën moduli: Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, sesioni i parë: Parimet dhe standardet ndërkombëtare për zbatim të masave
Më 01 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: parimet ndërkombëtare dhe të ligjshmërisë, parimi i subsidiaritetit, parimi i proporcionalitetit, parimi i miratimit gjyqësor të masave invazive
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
Postuar më: 02-10-2023