blog-post

Postuar më: 15-05-2023

Nën moduli – Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, sesioni i parë: Menaxhimi dhe karakteristikat e saj

Më 15 maj, në kuadër të programit për trajnim fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Menaxhimi i rasteve” me trajnues z. Ardian Hajdaraj Prokuror Prokuroria Themelore Pejë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Kuptimi i menaxhimit, parimet moderne për menaxhim të rasteve, formimi i lëndës në prokurori, regjistrat në prokurori dhe menaxhimi i rasteve në zyrën e prokurorit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokuroret e sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :