blog-post

Postuar më: 29-05-2023

Nën moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performnacës, sesioni i tretë – Smili në funksion të menaxhimit

Më 29 maj 2023, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Menaxhimi i rasteve” me trajnues z. Ardian Hajdaraj Prokuror Prokuroria Themelore Pejë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Rëndësia e menaxhimit elektronik të lëndës, planifikimi i resurseve për seanca, njoftimi i nevojshëm dhe hapat e tërësishëm në Smil të përdoruesit në prokurori.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokuroret e sapo emëruar 2023/2024.

Shpërndaje :