blog-post

Postuar më: 05-08-2023

Nën moduli – Ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve, sesioni i tretë: Menaxhimi i kohës si predispozitë e menaxhimit të stresit

Më 08 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: Menaxhimi i kohës si predispozitë e menaxhimit të stresit, elementet dhe faktorët influentues pozitiv dhe ata degjeneruese negativ në socium dhe në ambientin e punës sidomos të cilët ndërlidhen me stresin dhe stresorët e ndryshëm.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :