Nën moduli: Përgjegjësia e personave juridik, sesioni i parë: Përgjegjësia penale e personave juridikë dhe kuptimi i personit juridik
Më 29 gusht 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Përgjegjësia e personave juridik”, në mbështetje të trajnuesit z. Kreshnik Radoniqi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: zanafilla, teoritë dhe Legjislacioni ndërkombëtar për përgjegjësinë penale të personit juridik, rregullimi i përgjegjësisë penale të personit juridik nga legjislacione të disa vendeve dhe përgjegjësia penale e personave juridik sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës .
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 29-08-2023