Nën moduli: Procedura Jokontestimore, sesioni i dytë- Rregullimi i gjendjeve personale dhe familjare
Më 30 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: heqja dhe kthimi i zotësisë për të vepruar, shpallja e zhdukjes dhe vdekjes së një personi dhe të provuarit e vdekjes, shpallja e zhdukjes së një personi dhe procedura e të provuarit të vdekjes së një personi.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 30-05-2023