Nën moduli - Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i dymbëdhjetë: Seancat, afatet dhe kthimi në gjëndjen e mëparshme
Më 02 qershor 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesion janë duke u trajtuar: mënyra e caktimit të seancës gjyqësore, vendi i mbajtjes së seancës, llogaritja e afatit, kthimi në gjendjen e mëparshme, afati për paraqitjen e propozimit për kthim në gjendjen e mëparshme dhe a lejohet ankesa kundër aktvendimit me të cilin vendoset për propozimin për kthim në gjendjen e mëparshme.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 02-06-2023