Nën moduli - Procedura kontestimore-pjesa e parë, sesioni i tretë: Mjetet e rregullta të goditjes
Më 11 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Ankesa kundër aktgjykimit, interesi juridik për goditjen e vendimit, efektet e ankesës, afati për paraqitjen e ankesës, shkelja e dispozitave të procedurës kontestimore dhe veprimi i gjykatës së shkallës së parë kur ankesa është e rregullt.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 11-05-2023