Nën moduli: Procedura paraprake, sesioni i parë: Procedura penale
Më 15 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: roli i gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me veprimet filestare të policisë, roli i gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me masat e fshehta të hetimit dhe roli i gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me urdherarrestin.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 15-09-2023