blog-post

Postuar më: 29-05-2023

Nën moduli –Procedura përmbarimore, sesioni i dytë: Bazat juridike për caktimin e përmbarimit

Më 29 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura përmbarimore ”, në mbështetje të trajnuesit z. Isa Shala, përmbarues privatë.

Temat që po trajtohen janë: Dokumentet e besueshme, përshtatshmëria e dokumentit përmbarimor dhe të besueshëm, kamatëvonesa, kalimi i kredisë apo debisë dhe detyrimi i kushtëzuar dhe reciprok.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :