blog-post

Postuar më: 22-05-2023

Nën moduli – Procedura përmbarimore, sesioni i parë: Fillimi i procedurës së përmbarimit, kompetenca dhe vendimet e organit

Më 22 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura përmbarimore ”, në mbështetje të trajnuesit z. Isa Shala, përmbarues privatë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Shqyrtimi i propozimit përmabrimor dhe vendimet e organit përmbarues, fillimi i procedurës përmbarimore, aktvendimi për përmbarim dhe urdhri për përmbarim dhe përfundimi i procedurës përmbarimore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :