blog-post

Postuar më: 17-10-2023

Nën moduli –Procedurat alternative, sesioni i dytë: Kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme

Më 17 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme dhe kur prokurori i shtetit nuk detyrohet të fillojë ndjekjen penale ose mund të heqë dorë nga ndjekja.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :