blog-post

Postuar më: 20-03-2023

Nën moduli –Procedurat alternative, sesioni i gjashtë: Dëshmitarët bashkëpunues

Më 20 mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: procedura për shpalljen e personit dëshmitar bashkëpunues, revokimi i shpalljes si dëshmitar bashkëpunues, mundësia e zbatimit të instituti të dëshmitarit bashkëpunues dhe njoftimi i të pandehurit për identitetin e dëshmitarit bashkëpunues.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :