Nën moduli –Procedurat alternative, sesioni i katërt: Lirimi nga dënimi
Më 19 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: Instituti i lirimit nga dënimi sipas dispozitave të marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe dispozitave lidhur me dëshmitarin bashkëpunues dhe përparësitë dhe mangësitë e lirimit nga dënimi.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 19-10-2023