Nën moduli –Procedurat alternative, sesioni i parë: Pezullimi i përkohshëm i procedurës
Më 16 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: pezullimi i përkohshëm i procedurës, rastet kur zbatohet dhe kur nuk duhet zbatuar kjo procedurë dhe zgjidhjet alternative të kontesteve” dhe format e ndryshme të tyre.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 16-10-2023