blog-post

Postuar më: 14-03-2023

Nën moduli –Procedurat alternative, sesioni i pestë: Lirimi nga dënimi

Më 14 mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: Instituti i lirimit nga dënimi sipas dispozitave të marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe dispozitave lidhur me dëshmitarin bashkëpunues dhe përparësitë dhe mangësitë e lirimit nga dënimi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.

Shpërndaje :