Nën moduli – Procedurat e veçanta sipas KPPK, sesioni i parë: Procedurat ndaj personave të cilët kanë kryer vepra penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe kryerësit me çrregullime mendore
Më 12 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedurat e veçanta sipas KPPK” me trajnues z. Skender Çoqaj, Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni të parë temat që po trajtohen janë: Përgjegjësia penale e personit fizik, sëmundjet mendore të përkohshme dhe të përhershme, zhvillimi mendor me ngecje, zbatimi i ekzaminimit psikiatrik dhe aktvendimi mbi aftësinë për t’iu nënshtruar gjykimit.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 12-10-2023