Nën moduli: Prokurori i shtetit, mbrojtësi i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale, sesioni i parë- Prokurori i Shtetit
Më 09 tetor 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Prokurori i shtetit, mbrojtësi dhe i dëmtuari” me trajnues znj. Laura Pula, prokurore në Zyrën e Prokurorit të Shtetit.
Në kuadër të sesionit janë duke u trajtuar: vështrimi i përgjithshëm – Prokurori i Shteti, roli i prokurorit në fillimin e procedurës penale, bashëpunimi dhe mardhëniet me publikun, përjashtimi i prokurorëve të shtetit, struktura dhe kompetenca e prokurorit të shtetit, roli i prokurorit të shtetit pas pranimit të kallëzimit penal, marrja e provave nga prokurori gjatë hetimit, roli i prokurorit të shtetit lidhur me arrestimin, ndalimin dhe masat tjera për sigurimin e të pandehurit gjatë fazës së hetimit, roli i prokurorit të shtetit në fazën e ngritjes së aktakuzës, roli i prokurorit të shtetit të ngritja e përkohshme e aseteve, urdhri ndalues, masa e përkohshme për siguri, konfiskimi i përkohshëm, roli i prokurorit të shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor, roli i prokurorit të shtetit në fazën e paraqitjes së mjeteve juridike dhe roli i prokurorit në procedurat tjera.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 09-10-2023