Nën moduli: Provat gjatë hetimit, sesioni i dytë: Sigurimi i provave në veprimet fillestare të policisë
Më 06 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Provat gjatë hetimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: mbledhja e provave para fillimit të hetimeven dhe provat direkte dhe rrethanore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
Postuar më: 06-02-2023