blog-post

Postuar më: 06-03-2023

Nën moduli: Provat gjatë hetimit, sesioni i pestë: Marrja e provave gjatë hetimeve deklarimi i të pandehurit dhe dëshmia e dëshmitarit

Më 06 mars 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Provat gjatë hetimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: procesverbali për marrjen në pyetje të dëshmitarit si provë në fazën e hetimeve, procesverbali per marrjen e deklaratës të dëshmitarit si provë në fazën e hetimeve dhe procesverbali mbi marrjen e deklaratës së të pandehurit si provë në fazën e hetimeve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :