Nën moduli: Shqyrtimi fillestar dhe i dytë, sesioni i dytë-Marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë gjatë shqyrtimit fillestar dhe shqiptimi i dënimit
Më 27 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar nga nën moduli “Shqyrtimi fillestar dhe i dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.
Në kuadër të kësaj teme janë duke u trajtuar: marrëveshja për pranimin e fajësisë, pranimi i fajësisë, refuzimi i pranimit të fajësisë, aktvendimi për pranimin e fajësisë dhe procedura e mëtejme, marrja e aktgjykimit dhe shqiptimi i dënimit, përmbajtja e aktgjykimit dhe shpallja e aktgjykimit
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komuniteteve tjera një nga komuniteti boshnjak dhe tjetri nga komuniteti turk.
Postuar më: 27-09-2023