blog-post

Postuar më: 29-09-2023

Nën moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni i parë- shqyrtimi gjyqësor

Më 29 shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnim teorik nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: përgatitja për shqyrtimin gjyqësor dhe karakteri publik i shqyrtimit gjyqësor

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe tjetri nga komuniteti turk.

Shpërndaje :