blog-post

Postuar më: 04-10-2023

Nën moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni katërt: Paraqitja e provave

Më 04 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Zyhdi Haziri, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fjala hyrëse, rregullat e përgjithshme të paraqitjes së provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve, deklarimi i ekspertit, provat e marra jashtë gjykatës, leximi i procesverbaleve ose riprodhimi i regjistrimeve dhe marrja në pytje e të akuzuarit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Shpërndaje :