blog-post

Postuar më: 12-04-2023

Nën moduli: Ushtrimi i mjeteve juridike, sesioni i katërt: Mjetet e jashtzakonshem juridike

Më 12 prill 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Ushtrimi i mjeteve juridike”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: njohuritë themelore të mjeteve të jashtëzakonshme juridike, procedura për ndryshimin e aktgjykimit të formës së prerë pa rishikimin e procedurës, procedura për ndryshimin e aktvendimit të formës së prerë dhe vazhdimin e procedurës dhe rishikimi i procedurës penale të përfunduar me aktvendimin e formës së prerë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.

Shpërndaje :