Nën moduli: Vendi i ngjarjes dhe forenzika, sesioni i tretë: Forenzika
Më 30 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke realizuar trajnimin nga nën moduli “Vendi i ngjarjes dhe forenzika”, në mbështetje të trajnuesit znj. Merita Bina, prokurore në Prokurorinë Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: historia e forenzikës, forenzika shtetërore, forenzika dhe Drejtoria e forenzikës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.
Postuar më: 30-10-2023