Njohuritë financiare
Më 14 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me USAID – Drejtësinë Komerciale, kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Njohuritë financiare”.
Trajnues i angazhuar është: z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Komerciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth kompetencës financiare për aspektet financiare të çështjeve komerciale .
Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike, të përcjella me shembuj praktik.
Përfitues: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtoret profesional të Gjykatës Komerciale.
Postuar më: 14-10-2024