Parimet e drejtësie për të mitur si dhe Masat dhe Dënimet ndaj të miturve
Me date 22 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EULEX, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “ Parimet e drejtësie për të mitur si dhe Masat dhe Dënimet ndaj të miturve”
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm n ë Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Parimet e drejtësie për të mitur si dhe Masat dhe Dënimet ndaj të miturve”
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë.
Postuar më: 22-11-2024