blog-post

Postuar më: 08-11-2024

Parimet e drejtësisë për të mitur, masat dhe dënimet ndaj të miturve

Me datë: 08 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë: “ Parimet e drejtësisë për të mitur, masat dhe dënimet ndaj të miturve”

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me parimet e drejtësisë për të mitur, masat dhe dënimet ndaj të miturve” Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë.

Shpërndaje :