blog-post

Postuar më: 21-10-2026

Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese në lidhshmëri me praktikën e GJEDNJ sipas kërkesave në lëmin civile dhe administrative

Më 21 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës – Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese në lidhshmëri me praktikën e GJEDNJ sipas kërkesave në lëmin civile dhe administrative”.

Gjatë fjalës hyrëse, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu theksoi rëndësinë e njohjes dhe zbatimit të standardeve të GJEDNJ në praktikën gjyqësore.

  1. Fejzullahu potencoi se trajtimi i kësaj teme ka rëndësi të veçantë në ngritjen profesionale të gjyqtarëve në forcimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe avancimin e cilësisë dhe konsistencës së vendimmarrjes gjyqësore në çështjet administrative dhe civile. Gjithashtu z. Fejzullahu shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Këshillit të Evropës, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Albert Zogaj, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe znj. Gresa Caka, ish kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me njohuritë e reja dhe vendimet kryesore në praktiken aktuale të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhshmëri me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) sipas kërkesave në lëmin civile dhe administrative

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit do të kenë mundësin që përmes bashkëbisedimit interaktiv dhe shpjegimeve të trajnuesve pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri të reja mbi vendimet kryesore në praktiken aktuale të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhshmëri me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) sipas kërkesave-ankesave në lëmin civile dhe administrative si dhe mbi rolin e kontrollit incidental të kushtetutshmërisë.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Gjykata Administrative dhe nga niveli Themelor.

Shpërndaje :