Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese në lidhshmëri me praktikën e GJEDNJ sipas kërkesave në lëmin penale
Më 21 Nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut , në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Praktika aktuale e Gjykatës Kushtetuese në lidhshmëri me praktikën e GJEDNJ sipas kërkesave në lëmin penale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ahmet Imami, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe z. Islam Sllamniku, trajnues i përheshëm në Akademinë e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me njohuritë e reja dhe vendimet kryesore në praktiken aktuale të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhshmëri me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) sipas kërkesave në lëmin penale.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste nga praktika gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelorë.
Postuar më: 22-11-2024