Praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjet e konfliktit administrativ - Mënyra e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ në gjykatat nacionale
Më 01 Tetor 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës – Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjet e konfliktit administrativ - Mënyra e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ në gjykatat nacionale”.
Trajnuese të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Synim kryesor i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me vendimet kryesore në praktikën aktuale të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut GJEDNJ në Strasburg në çështjet e konfliktit administrativ dhe mënyra e zbatimit të këtyre vendimeve në gjykatat nacionale (vendore).
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën mundësin që përmes bashkëbisedimit interaktiv dhe shpjegimeve të trajnuesve pjesëmarrësit të përfitojnë njohuri të reja mbi vendimet kryesore në praktiken aktuale të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) sipas ankesave në lëmin administrative – konflikteve administrative. Fokusi do të jetë edhe në ofrimin e udhëzimeve dhe rekomandimeve për të drejtat individuale të njeriut që mbrohen nga legjislacioni në fuqi dhe jurisprudenca e GJEDNJ.
Përfitues të këtij trajnimi ishin: Gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore si dhe bashkëpunëtorë profesional.

Postuar më: 01-10-2026