blog-post

Postuar më: 12-11-2024

Praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut sipas nenit 5 dhe nenit 6 të KEDNJ

Më 12 Nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut , në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut sipas nenit 5 dhe nenit 6 të KEDNJ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Valdete Daka, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Hajredin Kuqi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në zbatimin e nenit 5 të KEDNJ dhe relacioni i tij me praktikën gjyqësore të Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, Gjyqtarë e Prokurorë nga niveli Themelor si dhe hetues nga Inspektorati Policor i Kosovës.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :