Procedura sipas lëndës në rivendosje
Më 21 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Procedura sipas lëndës në rivendosje”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Kujtim Pasuli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Arsim Hamzaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në procedurën lidhur me lëndët të cilat kthehen në rivendosje-rigjykim.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata e Apelit si dhe nga Gjykatat Themelore.
Postuar më: 21-02-2023