blog-post

Postuar më: 14-02-2023

Program i Specializuar i Trajnimit – Dhuna në Familje

Më 14 dhe 15 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit – Dhuna në Familje”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, znj. Shenaj Berisha, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë si dhe z. Alban Krasniqi, jurist.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të avancojnë njohuritë themelore lidhur me dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me dhunën në familje, hetimin dhe ndjekjen e rasteve të dhunës në familje.

Po ashtu pjesëmarrësit patën mundësinë që të njihen për së afërmi me platformën dixhitale LEXDOKS, e cila në të ardhmen përdoruesve do të ju shërbejë të bëjnë hulumtime ligjore dhe qasje të shpejtë në të gjithë dokumentet e legjislacionit dhe praktikës gjyqësore të Republikës së Kosovës, duke i bërë ato elektronikisht të kërkueshme, lehtësisht të qasshme dhe të përshtatshme.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët nga Gjykatat Themelore, prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, prokurorë nga Prokuroritë Themelore, zyrtarë për mbrojtjen e viktimave si dhe zyrtarë për shërbimet sociale.

Shpërndaje :