Program i Specializuar i Trajnimit Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi – Sesioni II
Më 11-12 Korrik 2023, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi – Sesioni II”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Fikrije Fejzullahu, prokuror në Prokurorin Speciale të Republikës së Kosovës dhe z. Vilard Bytyqi, profesor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kornizen strategjike dhe institucionale të bashkëpunimit në çështjet kundër terrorizmit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Gjykatave Themelore, bashkëpunëtorët profesional, si dhe zyrtarët e agjencive ligj-zbatuese që merren me parandalimin dhe luftimin e terrorizimit nga Shërbimi Sprovues, Shërbimi Korrektues, Doganat, Policia NJIF.
Postuar më: 11-07-2023