blog-post

Postuar më: 04-04-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni I

Më 04-06 Prill 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni I”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. John Hanley, Këshilltar Ligjor Rezident në Ambasadën e SHBA-se në Kosovë, z. Peter Halpern, Këshilltar Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Sofia, Bullgari, z. Erin Cox, Këshilltar Ligjor Rezident në Ambasadën e SHBA-se në Kosovë, z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me elementet e veprës penale të korrupsionit për zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore me rastin e hetimit dhe gjykimit të veprave përkatëse.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët nga niveli Themelore, prokurorë nga PSRK dhe zyrtar Policor.

Shpërndaje :