blog-post

Postuar më: 21-02-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Krimi i Organizuar – Sesioni I

Më 20-21 Shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Krimi i Organizuar – Sesioni I”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren dhe z. John Hanley, Këshilltar Ligjor në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të avancojnë njohuritë themelore lidhur me Kornizën ligjore ndaj krimit të organizuar dhe tregjet e krimit të organizuar.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e Departamentit Special, prokurorë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelore.

Shpërndaje :