blog-post

Postuar më: 07-09-2023

Program i Specializuar i Trajnimit Krimi i organizuar – Sesioni III

Më 07-08 Shtator 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Iniciativa për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor (WBROLI) i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Madhe dhe Ambasada e Mbretërisë së Madhe në Prishtine, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar Trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Krimi i Organizuar – Sesioni III”

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Richard Gould – Ekspert nga Britania Madhe,

  1. Pedro Gomes Pereira – Ekspert dhe Bashkim Hyseni, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, sanksionet penale kundër kryerësve të veprave penale të krimit të organizuar, lidhjet ndërmjet krimit të organizuar dhe terrorizmit si dhe Strategjinë kombëtare kundër krimit të organizuar në Kosovës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, prokurorët dhe bashkëpunëtorë profesional nga niveli Themelor nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :