Program praktik i dy kandidateve për gjyqtare nga Shkolla e Magjistraturës së Francës ne Kosove
Në kuadër të bashkëpunimit që ka Akademia e Drejtësisë me Shkollën e Magjistraturës së Francës dhe Ambasadën Franceze në Kosovë që nga dt. 06 -24 mars, po realizohet një programit praktik për dy kandidate nga kjo shkollë.
Sot me dt. 06 mars 2023, ato po qëndrojnë në Akademinë e Drejtësisë ku u priten nga z. Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv dhe znj. Valmira Pefqeli, Udhëheqëse e Programit Fillestar, dhe u njoftuan me fushë-veprimtarin e Akademisë dhe programet e saj si dhe morën pjesën në një sesion të trajnimit fillestar për prokurorë.
Po ashtu dy kandidatet do të vazhdojnë programin praktik këtë javë në Prokurorin Speciale të Kosovës, pasi fokusi është tek krimet e luftës.
Postuar më: 06-03-2023