Program trajnues i gjyqtareve në trajnimin fillestar me institucione jo gjyqësore - Agjencia për informim dhe privatësi”
Më 30 tetor 2023, në kuadër të programit trajnues respektivisht programit trajnues në institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët e sapo emëruar, është duke u realizuar trajnim/vizitë në “Agjencinë për informim dhe privatësi”, trajnues në këtë vizitë është z. Valon Kryeziu, Drejtor në këtë Agjenci.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte informimi i gjyqtarëve të sapo emëruar lidhur me veprimtarit dhe strukturën ligjore të funksionimit të cilat i kryen ky institucion. Gjyqtarët patën rastin të informohen rreth kornizës ligjore për mbrojtjen e privatësisë dhe informacionit diskret si dhe detyrat, përgjegjësitë dhe format e përpunimit të të dhënave personale. Fokusi u përqendruar tek trajtimi i sfidave të këtij institucioni i cili ka për detyrë në mbrojtën e të dhënave shtetërore duke u ballafaquar kështu me kërkesa të ndryshëm si ajo e pushtetit lokal për qasje, duke pasur kështu mundësi për ndryshim asgjësim dhe fshirje të të dhënave personale.
Gjatë trajnimit u realizua metoda e bashkëbisedimi ku pjesëmarrësit, bashkërisht me trajnuesin nga Agjencia për informim dhe privatësi, diskutuan tema të interesit të përbashkët, që ndërlidhën me punën e tyre në të ardhmen.
Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët e gjeneratës së dhjetë, ku një prej tyre një është nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.
Postuar më: 30-10-2023