blog-post

Postuar më: 09-02-2023

Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Më 09 shkurt 2023, në kuadër të trajnimit praktik me institucionet jo gjyqësore për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar të gjeneratës së nëntë, Akademia e Drejtësisë ka realizuar vizitë në “ Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”.

Në kuadër të vizitave të organizuara sipas Programit Fillestar në institucionet jo gjyqësore është edhe Qendra e paraburgimit në Prishtinë ku Drejtori z. Haki Maxharraj ju uroi mirëseardhje gjyqtarëve dhe prokurorëve të sapo emëruar dhe e cilësoi të duhur qëllimin e kësaj vizite, e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë për të vazhduar me mandatin dhe sfidat në qendrën e paraburgimit.

Zv, drejtori z. Avni Kelmendi shpalosi njohuri për gjyqtarët dhe prokurorët e sapoemëruar ku u njoftuan me punën që bëhet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, si bëhet trajtimi i të burgosurve, kushtet që janë në qendrën e paraburgimit, zbatimi i procedurës, dhe bashkëpunimi në gjykata dhe prokurori.

Po ashtu gjyqtarët dhe prokuroret e sapo emëruar patën mundësinë ti shohin për së afërmi pavijonet, pjesa e banueshme, sallat e vizitorëve, njësinë e inteligjencës, ambulanten ku trajtohen të burgosurit dhe njësinë e vlerësimit dhe klasifikimit.

Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëruar (gjenerata IX) ku një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :