blog-post

Postuar më: 22-11-2024

Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore - vizitë e Gjyqtarëve të sapo emëruar në Institucionin e Avokatit i Popullit

Më 22 nëntor 2024, Akademia e Drejtësisë në vazhdën e realizimit të vizitave në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e gjeneratës së XI, ka realizuar vizitë në “Institucionin e Avokatit të Popullit”. Në fjalën hyrëse avokati i popullit z. Naim Qelaj fillimisht ju uroi mirëseardhjen gjyqtarëve të sapo emëruar, duke e cilësuar të duhur qëllimin e kësaj vizite dhe njëherit e vlerësoi lartë bashkëpunimin me Akademinë e Drejtësisë, për të vazhduar më pas diskutimin lidhur me mandatin, rolin dhe kompetencat e këtij institucioni në sigurimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në fushën e drejtësisë.

Përveç Avokatit Qelaj, si pjesë e panelit të diskutimeve ishin edhe Basri Kastrati, Zëvendës Avokat i Popullit , Suzana Gashi, Drejtoreshë e Departamentit për Çështje Juridike dhe znj. Shqipe Ibraj- Mala, Drejtoreshë i Departamentit për pranimin dhe shqyrtimin e ankesave.

Ky program ka për qëllim t’iu ofroj gjyqtarëve të sapoemëruar njohuri lidhur me procedurat e hetimit të ankesave në pretendimet e qytetarëve për shkelje të të drejtave të njeriut, e deri te përgatitja e rekomandimeve për rastet e tilla, Puna e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese dhe pranimin dhe shqyrtimin e ankesave në dhe relacioni në mes Avokatit të popullit dhe gjyqësorit, dhe procedurat e pranimit të ankesave dhe shqyrtimi i tyre nëse ankesat, kërkesat apo njoftimet e pranuara janë brenda kompetencave dhe përgjegjësive të këtij Institucuioni.

Përfitues të trajnimit janë Gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës XI.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :