blog-post

Postuar më: 16-04-2024

Programi i Trajnimit në Institucionet jo gjyqësore- vizitë e prokurorëve të sapo emëruar në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Më 16 prill 2024, në kuadër të trajnimit fillestar, Akademia e Drejtësisë për prokurorët e sapoemëruar është duke realizuar vizitë në “Institutin e Mjekësisë Ligjore”. Në kuadër të vizitave të organizuara sipas Programit Fillestar në institucioneve jo gjyqësore është edhe Instituti i mjekësisë ligjore ku në fjalën hyrëse zv.Drejtori i IML. z. Ditor Haliti ju uroi mirëseardhje prokurorëve të sapo emëruar duke e cilësuar të duhur qëllimin e kësaj vizite.

Më pas nga përfaqësues të tjerë të institucionit z. Musa Gashi Udheheqës i Divizionit për Mjekësi Ligjore dhe Flamur Blakaj, Profesor, prokurorët u njoftuan lidhur me ekspertizën mjeko ligjore në shërbim të organeve të drejtësisë, objektet e ekspertimit mjeko-ligjor, investigimi mjeko ligjor në shërbim të ligjit, metodat tekniko shkencore të investigimit si dhe arsyetimi dhe gjykimi mjeko ligjor. Gjithashtu u trajtua ekspertimi i kufomave, ekspertimi i personave të gjallë, ekspertimi i provave materiale dhe ekspertimi i materialeve të çështjes. Prokurorët patën mundësin qe nga afër të shohin laboratorin e toksikologjisë dhe sallat ku kryhet autopsia. Përfitues të trajnimit janë prokurorët e shtetit të sapo emëruar të gjeneratës X.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :