Punëtori për Hartimin e Udhëzuesit për Konfiskim
Më 15 dhe 16 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane/OPDAT, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar punëtorinë për Hartimin e Udhëzuesit për Konfiskim.
Qëllimi i punëtorisë është hartimi i Udhëzuesit për konfiskim sipas Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Udhëzuesi po hartohet përshtatshmërisht me ndryshimet e reja ligjore të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale dhe i njëjti rekomandohet të aplikohet nga të gjithë zbatuesit e ligjit.
Trajnimet që do të realizohen për sekuestrim në kuadër të Programit të Vazhdueshme do të trajtojnë edhe udhëzuesin.
Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar me diskutime interaktive në mes të pjesëmarrësve rreth hartimit të një strukture dhe përmbajtje sa më adekuate dhe praktike të udhëzuesit.
Në punëtori po ashtu është diskutuar edhe mbajtja e takimeve të rregullta me koordinatoret e rrjetit të konfiskimit.
Pjesëmarrës në punëtori janë koordinatoret e rrjetit të konfiskimit të sistemit prokuroial, gjyqtar dhe zyrtarë të Agjencisë për Konfiskim dhe Sekuestrim nga Ministria e Drejtësisë.
Postuar më: 15-02-2023