Punëtori për Përmirësimin e Praktikës Gjyqësore ndërmjet Prokurorëve dhe Gjyqtarëve
Më 10 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me US-DOJ/OPDAT organizuan Punëtorinë për Përmirësimin e Praktikës Gjyqësore ndërmjet Prokurorëve dhe Gjyqtarëve.
Ekspert i angazhuar në këtë punëtori është: z. Erin Cox, Këshilltar Ligjor Rezident Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Qëllimi i kësaj punëtorie është përmirësimin e Praktikës Gjyqësore ndërmjet Prokurorëve dhe Gjyqtarëve me fokus tek Cilësia e hetimit dhe standardi i të provuarit lidhur me veprat penale të korrupsionit, në veçanti të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar dhe prokuror nga niveli themelor, departamenti për krime të rënda.
Postuar më: 10-07-2023