blog-post

Postuar më: 12-07-2024

Punëtori – Takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Në datat 11 dhe 12 korrik 2024, Këshilli Drejtues i Akademisë së Drejtësisë mbajti punëtori dhe takimin e katërt të Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, ku u diskutuan dhe u miratuan dokumente të rëndësishme për organizimin dhe zbatimin e trajnimeve.

Dita e Parë – Punëtoria: Anëtarët e Këshillit Drejtues zhvilluan dhe diskutuan propozimet për:

• Fushëveprimin dhe organizimin e udhëzuesit për trajnime të vazhdueshme.

• Udhëzuesit për hulumtim dhe publikim.

• Strategjinë e AD-së për komunikim.

Dita e Dytë – Takimi i Këshillit Drejtues u pasua me: Miratimin e dokumenteve të përfunduara në ditën e parë të punëtorisë. Diskutimin dhe miratimin e udhëzuesit për trajnime të vazhdueshme. Udhëzuesin për hulumtim dhe publikim. Caktimin e trajnuesve për zhvillimin e programit të trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm, si dhe mbështetja e këshillit programor për hartimin e programeve.

Takimi i Këshillit Drejtues u përmbyll me diskutime të ndryshme të ndërlidhura me fushëveprimin e Akademisë së Drejtësisë.

  • gallery

Shpërndaje :